Drita do ta presë sot Kf.Ferizajn në përballjen e 22-të të Ipko Superligës së Kosovës , ndeshje kjo që do të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Gjilan me fillim nga ora 13:30.
Kampioni në fuqi ka një ecuri të mirë këtë pranverë dhe po kërkon fitoren e rradhës për një vend të sigurt në tabelë.
Në anën tjetër, edhe Ferizaj nuk ka se cfarë të humbasë pasi është në zonën e rrezikshme të tabelës që qon në barazh.
Në këtë përballje pritet të ketë mungesa të lojtarëve si pasojë e lëndimeve, por edhe pezullimeve. Tek ferizajasit do të mungojë Viktor Kuka, ndërsa te Drita nuk do të jetë i gatshëm për lojë anësori Përparim Livoreka.
Të dyja skuadrat janë në formë të mirë dhe me synime për vazhdimësi të kampionatit, pikët e arta.
Ndeshjen pritet ta gjykojnë Fatmir Tahiri, Imran Kabashi dhe Arton Latifi, ndërsa Arben Halilaj do të jetë gjqytarë i katërt.