Trajneri, Jurgen Klopp ka folur pas shpalljes së Liverpoolit kampion bote për klube pas fitores 1-0 në finale ndaj Flamengos. Liverpooli fitoi në vazhdime falë një goli të shënuar nga Roberto Firmino, por kjo i mjaftoi të shpallet Kampion Bote për Klube.
Kjo fitore e ka lumturuar trajnerin gjerman, Klopp, i cili tha se skuadra e tij e meritoi fitoren dhe është ndjenjë e shkëlqyeshme.
“Është e shkëlqyeshme, me të vërtetë ndjenjë e shkëlqyeshme të shpallesh kampion bote”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Të gjithë jemi të lodhur nga një lojë me të vërtetë intensive. Kemi pasur disa momente në të kaluarën kur me të vërtetë përpiqem të gjej fjalët e duhura në gjuhën time jo-amtare për të përshkruar respektin tim për djemtë. Është e jashtëzakonshme, ishte një paraqitje e jashtëzakonshme në një ndeshje tepër të vështirë kundër një kundërshtari të mirë. Por, ne bëmë shumë gjëra të mira. Është e pabesueshme, aq shumë momente të mira futbolli”, deklaroi Klopp.
“Të gjithë ishin për arsye të ndryshme në avantazh, por pashë aq shumë paraqitje të mira sensacionale dhe jam vërtet i lumtur natyrisht për përkrahësit tanë. Atmosfera në stadium ishte e shkëlqyeshme, përkrahësit e Flamengos kishin gjithë këtë javë, një javë feste këtu dhe për fat të keq ndoshta nuk mund të festojnë aq shumë, por ata duhet të jenë krenarë për atë që bënë dhe atë që bënë ekipi i tyre”.
“Mendoj se merituam të fitonim sonte, ne ishim skuadra më e mirë. Në disa momente kemi pasur një portier vërtet të mirë dhe në të gjitha momentet e tjera ishim skuadra mbizotëruese. Jam vërtet i lumtur”, përfundoi gjermani.