Krerët e FFK-së diskutojnë me përzgjedhësin Nees për grumbullimin e Kombëtares U21 në Katar

Krerët e FFK-së diskutojnë me përzgjedhësin Nees për grumbullimin e Kombëtares U21 në Katar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu kanë zhvilluar sot takim me përzgjedhësin e Kombëtares U21, Michael Nees. Gjatë këtij takimi u bashkëbisedua rreth përgatitjeve të Kombëtares U21 për dy miqësoret e këtij muaji në Doha të Katarit, njofton FFK.

Presidenti Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Salihu i ofruan mbështetje maksimale përzgjedhësit Nees, që përkundër situatës së rëndë me pandeminë të realizohen këto miqësore dhe ai të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët që synon në grumbullimin e tij të parë si përzgjedhës i Kombëtares U21. Po ashtu, u diskutua edhe për stafin teknik të Kombëtares, i cili do të kompletohet gjatë ditëve në vazhdim.

Kombëtarja U21 do të udhëtojë më 21 mars në Doha, derisa miqësoret do t’i zhvillojë më 26 dhe 29 mars. Ky grumbullim do të jetë një mundësi e mirë për përzgjedhësin Nees për ta përgatitur sa më mirë ekipin për ciklin e ri kualifikues që nis në qershor, njofton FFK.

KOMENTE