Pasi i ndanë rrugët me trajnerin e deridjeshëm, Zekerija Ramadani, skuadra e futbollit SC Gjilani, ka angazhuar trajner të ri, dhe ai është Klodian Duro.
“Drejtuesit dhe tekniku 45-vjeçarë kanë gjetur akordin për të filluar bashkëpunimin për edicionin 2023/24”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Duro vjen me një eksperiencë si trajner i disa klubeve në kampionatin elitar të Kosovës dhe atë të Shqipërisë.
“Të gjithë në SC Gjilani urojnë shefin e ri të shtabit teknik, duke i dëshiruar shumë sukses në periudhën që pason, duke nisur nga garat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e skuadrës gjilanase.
SC Gjilani po ashtu njofton se gjatë ditëve në vijim do të njofotjë publikun edhe për më të rejat në kampin kuq e bardh. /2LONLINE/