Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gradualisht po i rikthehet normalitetit.
Me përmirësimin e situatës, janë liruar disa reparte dhe janë krijuar mundësitë për pranimin edhe të pacientëve me sëmundje tjera infektive.
Kjo klinikë po shënon numrin më të vogël të pacientëve të hospitalizuar me COVID, që nga fillimi i valës së fundit të Pandemisë COVID 19.
Momentalisht, në këtë klinikë janë të shtrirë 12 pacientë nga COVID-19, 2 prej tyre në Mjekimin Intensiv. Ndërkaq, sipas raporti të mëngjesit, në trajtim janë gjithsej 34 pacientë me sëmundje infektive, njofton Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës. /2LONLINE.com/