DYLON

SHI nënshkroi memorandum bashkëpunimi me SHMK

SHI nënshkroi memorandum bashkëpunimi me SHMK
Avatar photo Redaksia

Shoqata e Informatikës (SHI) nënshkroi memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi me Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës (SHMK). Ky memorandum ka për qëllim krijimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit në funksion të zhvillimit e avancimit të fushave të matematikës e të informatikës.

Përgjegjësitë e përbashkëta përfshijnë:

EkoHigjiena
  • bashkëpunim me interes të përbashkët në fushën e matematikës e të informatikës.
  • projekte të përbashkëta si organizata partnere para donatorëve të ndryshëm
  • projekte dhe aktivitete që i kontribuojnë identifikimit dhe përkrahjes së talenteve të fushës së matematikës e të informatikës.
  • ndihma reciproke për zhvillimin dhe nxitjen e kërkimit shkencor, aplikativ e industrial në fushat e matematikës e informatikës.
  • rritja e nivelit të punës pedagogjike-shkencore për modernizimin e përmbajtjes dhe metodave të mësimdhënies së matematikës e të informatikës, si në arsimin parauniversitar ashtu dhe atë universitar.
  • propagandimi i arritjeve të matematikës e të informatikës në opinionin mbarëkombëtar dhe nxitja e zgjerimit të përdorimit të metodave të përparuara të tyre në fusha të ndryshme të veprimtarisë njerëzore në vendin tonë.
  • propagandimi i punës së veçantë me nxënësit dhe studentët për zhvillimin dhe përkrahjen e talenteve të reja në matematikë e informatikë.
  • promovimi i matematikanëve e informatikanëve shqiptarë të diasporës.
  • ftuarja e studiuesve në veprimtari të rëndësishme shkencore e industriale që organizojnë dhe që paraqesin interes për palën tjetër (ligjërata shkencore dhe edukuese, referime, konferenca, sesione, workshope, promovime botimesh, promovime të olimpiadave apo konkurseve kombëtare dhe ndërkombëtare të matematikës e të informatikës, etj.)
  • botimi në organet shkencore studime të palës tjetër që pasqyrojnë arritjet përkatëse në fushën e matematikës e të informatikës.
  • shkëmbimi i literaturës dhe informacionit shkencor, aplikativ e industrial me interes për secilën palë.
  • shkëmbim i revistave dhe botimeve të tyre të tjera shkencore në kopje fizike apo elektronike
  • ndihmë për zhvillimin e bashkëpunimit edhe me institucione të tjera

Memorandumi i nënshkrua në ambientet e Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.