Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka aktivizuar një shërbim të ri diagnostik.
Në Repartin e Hemato-Onkologjisë ka filluar të realizohet biopsia e palcës kockore nga një ekip mjekësh i trajnuar mirë, një procedurë shumë e rëndësishme rëndësishme, por e kushtueshme, e cila, më herët, është kryer vetëm jashtë vendit.
“Rritja dhe përmirësimi i shërbimeve mjekësore për pacientin, është obligim dhe prioritet i përbashkët i yni,”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës /2LONLINE/