Për tre muajt e parë të vitit 2022, Klinika e Neurologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës trajtoi 291 raste të sulmit në tru, bënë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Në total, klinika për këtë periudhë kohore ka trajtuar 456 pacientë të shtrirë, me 3984 ditë shërimi, po ashtu janë kryer 3208 vizita ambulantore dhe 1403 vizita konsultative emergjente.
Stafi i klinikës ka kryer 917 EEG dhe 494 EMNG, 39 raste me Sklerozë Multiple, 650 raste të epilepsisë, 68 raste neuro-psikologjike dhe shumë shërbime të tjera mjekësore neurologjike për pacientë të spitalizuar dhe ata ambulantor. /2LONLINE/