DYLON

“Ditët e Agimit 2022” – Agjenda

“Ditët e Agimit 2022” – Agjenda
Avatar photo Redaksia

DITËT E AGIMIT 2022

1,2 dhe 3 Maj 2022 në vendlindjen e Heroit Agim Ramadanit në Zhegër, pas dy viteve pushim 2020 dhe 2021, sërish organizohet Manifestimi Tradicional Kulturor “Ditët e Agimit 2022”.

EkoHigjiena

Agjenda:

1 Maj 2022

Ora 9:00 organizohet Turniri Memorial në Futboll të vogël me moton ” Edhe me Sport e Kujtojmë Agimin. Pritet të marrin pjesë me dhjetra e dhjetra ekipe nga Kosova, Kosova Lindore dhe Maqedonia e Veriut.

Ora 19:30 organizohen Flakadanët nga varri i Idriz Seferit deri te sheshi Agim Ramadani në shenjë përkujtimi të 114 dëshmorëve të rënë në Koshare gjatë luftës 1999.

2 Maj 2022

Muza e Agimit aktivitetet e kësaj dite barten në ditën e tretë për shkak të festës fitare Fitër Bajramit.

Lista e poetëve që do të lexojnë: Afrim Demiri, Albina Idrizi, Alisa Bekteshi, Arsim Halili, Aziz Mustafa, Bilall Maliqi, Biser Mehmeti, Fehmi Ajvazi, Fatos Rushiti, Flora Brovina, Gani Bytyq ( mërgata ), Ibrahim Kadriu, Izet Abdyli, Klejda Plangarica ( Tiranë ), Mehmetali Rexhepi, Migena Arllati, Nexhat Rexha, Nehas Sopaj, Prend Buzhala, Ramadan Mehmeti, Sarë Gjergji, Selvete Abdullahu, Xheladin Rexhepi.

3 Maj 2022

Ora 12:00 “Muza e Agimit” me pjesëmarrje të poetëve nga Kosova, Kosova Lindore, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëria.

Ora 14:00 Organizim i lojës së Enigmatëve “Ndre Mjeda” Gjilan

Ora 15:30 “Vrapimi i Lirisë”, nga varri Idriz Seferi e deri te çezma e Agimit me gjatësi prej 900 metra.

Ora 16:00 Tubimi Qendror “I Këndojmë Agimit” me pjesëmarrjen e këngëtarëve të estrades dhe ansambleve.

Ora 19:00 Ekspozitë Postmortum, punimet artistike, piktura të Agim Ramadanit në Galerinë e Arteve të Gjilanit (Prapa Teatrit të qytetit Gjilan) /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.