Planifikimi familjar është një ndër pikat, ku secili e vë në listën e prioriteteve jetësore. Për të ardhur deri tek një gjë e tillë të gjithë e sidomos gratë që planifikojnë të krijojnë familje mundohen t’i kushtojnë rëndësi shëndetit, ku përveq konsumimit të ushqimit të shëndetshëm, të konsumojnë edhe vitamina të ndryshme.
Lidhur me këtë Klasa këshilluese për nëna dhe fëmijë në kuadër të QKMF-së në Kamenicë u bën thirrje të gjitha grave të cilat dëshirojnë të bëhen nëna dhe atyre që tani më gëzojnë këtë epitet, të paraqiten në objektin e QKMF-së dhe të furnizohen me vitamina të cilat gjenden në këtë klasë. Këto vitamina dhurohen falas dhe iu ndihmojnë që të keni një shtatzani të mbarë, e po ashtu edhe një periudhë të shëndetshme pas lindjes.
Kjo klasë ndër të tjera iu ofron këshilla se si të planifikoni familjen, dhe si të kujdeseni pas lindjes së fëmijës.