DYLON

Vashat e Kosovës triumfojnë në turneun ndërkombëtar “Il Calcio E’Rosa”

Vashat e Kosovës triumfojnë në turneun ndërkombëtar “Il Calcio E’Rosa”
Avatar photo Elife Sherifi

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave, e përbërë prej vashave U16, U19 dhe U23, nën udhëheqjen e Kushtrim Munishit ka triumfuar në turneun ndërkombëtar “Il Calcio E’Rosa” që u zhvillua në Itali me ekipe të kolegjeve të ndryshme dhe me kombëtare tjera si Moldavia.

Në finalen të këtij turneu Dardanet arritën ta mposhtin pikërisht Moldavinë, me rezultat 3:1 dhe në këtë mënyrë turneun e mbyllën me bilanc prej katër fitoreve, tri në grupin B (Bolzanon 3;0, Lazion C.R.  8:0 dhe Uellsin 5:0) si dhe sot në finale Moldavinë 3:1.

Mund të thuhet lirisht se në të katër ndeshjet futbollistet e Kosovës kanë treguar jo vetëm lojëra të mira, por  edhe kulturë të lartë sportive, karakter fituesi dhe imagjinatë të jashtëzakonshme për lojën e futbollit.

EkoHigjiena

Ndeshja finale kundër Moldavisë ishte si qershia mbi tortë, një lojë e fortë ku rivali ishte jashtëzakonisht i mirë, por taktika e vendosur nga përzgjedhësi Munishi dhe shtabi teknik dhanë frytet e veta duke mundur Moldavinë me rezultat 3:1.

Moldavet ishin këmbëngulëse deri në fund por pa efekt. Të parat erdhën në epërsi moldavet përmes penalltisë në minutën e 32-të ku  shënoi Ceresku dhe vetëm dy minuta më vonë Kaltrinë Biçkaj po ashtu nga pika e bardhë barazoi shifrat, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi furishëm nga vajzat tona, ku Loreta Lulaj shënoi për epërsinë 2:1. Dardanet nuk u ndalën as pas këtij goli dhe në minutën e 60-të Kaltrinë Biçkaj shënoi golin e tretë për ekipin dhe të dytin të saj pas një bashkëveprimi me Donjeta Halilajn. Me këtë rezultat edhe u mbyll ndeshja.

Shënuesja më e mirë e Kosovës është Loreta Lulaj e cila shënoi në të katër ndeshjet. Festa u bë edhe më madhështore pasi që edhe Kombëtarja U19 e meshkujve fitoi në finale kundër Moldavisë me rezultat 1:0.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.