Këshilli Kombëtar Shqiptar ka mbajtur mbledhjen e dytë dhe ka shqyrtuar disa pika tema dhe një ndër to është Propozim-Aktvendimi mbi fillimin e procedurave përkatëse për themelimin e Entit për Kulturën Shqipe.
Njoftimi i plotë i publikuar në faqen zyrtare në facebook nga Këshilli Kombëtar Shqiptar:
Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc është mbajtur seanca e dytë e rregullt e Këshillit Kombëtar Shqiptar për vitin 2021.
Gjatë kësaj mbledhje pikat e rendit të ditës ishin si në vijim:
1. Propozim-Aktvendimi mbi raportin e auditorit për vitin 2020.
2. Shqyrtimi i Planit Shtatë Pikësh- Arsimi në gjuhën shqipe.
3. Shqyrtimi i situatës në Shkolla shqipe në Luginëne Preshevës.
4. Infromim rreth takimeve me ministritë përkatëse rreth realizimit të planit strategjik 2020-2025.
5. Propozim-Aktvendimi mbi fillimin e procedurave përkatëse për themelimin e Entit për Kulturën Shqipe.
6. Të ndryshme.
Vlen të theksohet se të gjitha vendimet u miratuan njëzëri nga 9 anëtarët e pranishëm.
BURIMI: Titulli.com