DYLON

Libra elektronik shqip për shkollat e mesme në Luginë

Libra elektronik shqip për shkollat e mesme në Luginë
Avatar photo Redaksia

Zejni Fejzullahu, kryetar i komisionit për arsim pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar duke folur për mungesën e teksteve shkollore për shkollën e mesme ai thotë se duhet punuar edhe për format tjera të librave..

“Për shkolla e mesme kemi siguruar tekstet për lëndës e gjuhës shqipe për të gjitha vitet, libra të importuara nga Republika e Shqipërisë”, ka thënë Fejzullahu për Titulli.com.

Ai është shprehur se të gjitha tekstet tjera mungojnë në shkollat e mesme , përveç atyre të gjuhës serbe dhe gjuhëve të huaja.

EkoHigjiena

Ndërsa opsion të mirë dhe të mundshëm, Fejzullahu theksoi se për shkollat e mesme duhet të orientohemi në tekstet elektronike, si formë më e lehtë dhe më e lirë.

Sipas të dhënave nga departamenti i shërbimeve publike në administratën komunale, mësimet në gjuhën shqipe në shkollat e mesme të këtyre dy komunave i vijojnë në Bujanoc 1098 nxënës ndërsa në Preshevë 1883 nxënës shqiptarë.

BURIMI: Titulli.com

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.