PVD me projekt për shpëtimin e Luginës, zgjedhjet brenda partisë gati (video) 19 Dec
Kryetari i Komisionit për arsim parashkollor, fillor dhe të mesëm pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar, Zejni Fejzullahu përmes një njoftimi ka bërë të ditur për lejimin e përdorimit të disa teksteve shkollore për shkollat e Mesme në Luginë të Preshevës.
Sipas tij këto janë bërë kërkesë të këshillit Kombëtar Shqiptar përmes shtëpisë botuese Albas dhe tekstet janë vetëm në gjuhën shqipe dhe nuk përfshinë ato profesionale, shkruan Titulli.com.
“Opinioni është i informuar se për shkolla të mesme nuk kemi pasur asnjë tekst të lejuar për përdorim. Tani është bërë hapi i parë në këtë drejtim. Tekstet nga Gjuha Shqipe për shkolla të mesme janë të importuara nga Republika e Shqipërisë dhe tani mund të përdoren legalisht në shkolla të mesme”, thuhet në njoftimin e Zejni Fejzullahut.
Ai ka shkruar se tekstet e lejuar nga Republika e Shqipërisë janë si më poshtë:
Gjuha shqipe dhe letërsia 1 (për gjimnazet e reformuara)
Autorë: Sabri Hamiti, Kujtim Shala, Xhemaludin Idrizi, Ali Aliu, Idriz Metani
Gjuha shqipe 1 (Njohuri të përgjithshme për gjuhën, Fonetika dhe fonologjia, Sintaksa, Morfologjia)
Njohuri ngaTeoria e letërsisë
Njohuri nga folklori shqiptar
Letërsia shqiptare e vjetër
Letërsia klasike greke dhe romake
Libri u miratua nga Ministria e Arsimit,Shkencës dhe zhvillimit Teknologjik e Republikës së Serbisë dhe përdoret në shkollë. Nr. 650-02-134/2015-06
Gjuha shqipe dhe letërsia 2 (për gjimnazet e reformuara)
Autorë: Rita Petro, Agim Leka, Idriz Metani
Letërsia shqiptare në periudhën e Rilindjes Kombëtare;
Letërsia Botërore;
Gjuha shqipe 2 (Leksikologjia, Morfologjia, Sintaksa).
Libri u miratua nga Ministria e Arsimit,Shkencës dhe zhvillimit Teknologjik e Republikës së Serbisë dhe përdoret në shkollë. Nr.:650-02-134/1/2015-06
Gjuha shqipe dhe letërsia 3 (përgjimnazet e reformuara)
Autorë: Sabri Hamiti, Ardian Marashi, Idriz Metani
Letërsia shqiptare në gjysmën e parë të shek. XX Letërsia botërore në shek. XIX Gjuha shqipe 3 (Komunikimi, Gjuha e shkruar shqipe, Sintaksa e periudhës, Ligjërata e drejtëdhe e zhdrejtë, Shenjat e pikësimit).
Libri u miratua nga Ministria e Arsimit,Shkencës dhe zhvillimit Teknologjik e Republikës së Serbisë dhe përdoret në shkollë. Nr.:650-02-134/2/2015-06
Gjuha shqipe dhe letërsia 4 (përgjimnazet e reformuara)
Autorë: Ali Aliu, Ymer Çiraku, Shaban Sinani, Ardian Marashi, Idriz Metani
Gjuha shqipe 4 (Stilistika, Gjuha e letërsisë artistike, Gjuha letrare, Gjuha e prozës dhe e poezisë, Figurshmëria e prozës, Fjalori poetik, Mjetet shprehëse të gjuhës shqipe, Bazadia lektore e shqipes standarde,Onomastika).
Letërsia shqiptare në gjysmën e dytë të shek. XX
Letërsia botërore e shek. XX.
Libri u miratua nga Ministria e Arsimit,Shkencës dhe zhvillimit Teknologjik e Republikës së Serbisë dhe përdoret në shkollë. Nr.:650-02-134/3/2015-06
Vlen të theksohet se udhëheqaj e tanishme e Këshillit Kombëtar Shqiptarë shpeshherë ka deklaruar se tekstet do sillen nga Kosova që donacioni me libra për shkollat fillore të dërguara ende po mbahen të bllokuar në terminalin e Preshevës.