Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në Komunë e Kamenicës, ka mbajtur sot takimin e parë të këtij viti, në krye me kryesuesin e kësaj mbledhjeje Fisnik Kastrati, nënkryetarin e Komunës Bojan Stamenkoviç dhe zëvëndës komandantin e Stacionit Policor në Kamenicë, Florim Klaiqi.
Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth draftit të planit të punës së KKSB-së dhe problemeve të ndryshme që paraqiten në Komunën e Kamenicës.
Në këtë takim është diskutuar edhe për disa çështje të tjera, si ndotja e ajrit, parandalimi i dhunës në familje, rregullimi i trotuarëve, ndriçimi i qytetit, rregullimi i zyreve policore, largimi i lojrave të fatit nga objekti i shkollave dhe objekteve fetare.
Në këtë mbledhje të pranishëm ishin policia nga Stacioni Policor në Kamenicë, FSK, OSBE, bashkësitë fetare të Komunës së Kamenicës, këshillat e fshatrave e përfaqësues e tjerë.