Janë bërë 5 ditë që Komuna e Vitisë, nuk ka më asnjë rast të ri të qytetarëve të prekur me virusin COVID-19 ndërsa nga gjithsej 49 të infektuar me këtë virus deri me tani janë shëruar 6 persona.
Kjo u bë me dije sot gjatë takimit të rregullt që ka mbajtur Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH). Gjatë këtij takimi Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti potencoi se kjo komunë po vazhdon me masat parandaluese për mos përhapjen e këtij virusi.
Ai tha se kjo komunë është përkujdesur dhe po përkujdesët gjatë kësaj kohe që të ju dal në ndihmë edhe qytetarëve duke siguruar përmes donatorëve pako ushqimore dhe higjienike për qytetarët me gjendjen e vështirësuar financiare.
Haliti shtoi se donatorët e ndryshëm kanë dhuruar edhe rroba dhe maska shumë përdorimesh për stafin që është në vijën e parë të frontit kundër luftës me virusin COVID-19.
Ndërkaq komandanti i stacionit policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, potencoi se në fshatin Stubëll është arrestuar një person pasi që ka shkelura rregullat të vendosur në kohë pandemie duke u tubuar dhe është në mbajtje për 48 orë kurse për personat e tjerë janë iniciuar rastet.
Ai kërkoi nga qytetarët që të respektojnë vendimet e marra nga niveli qendror.
Ndërkaq gjatë këtij takimi u bë me dije se asnjë qytetarë i prekur me këtë virus në është në gjendje kritike shëndetësore.