DYLON

Ismajli: Kemi lajme shpresëdhënëse!

Ismajli: Kemi lajme shpresëdhënëse!
Avatar photo Redaksia

“Po e fillojmë këtë ditë të mbarë, me një lajm jashtëzakonisht shpresëdhënës, ku, 2 raste të prekurish me COVID-19 nga Lladova, 3 raste të Kamenicës dhe 3 raste në Viti, janë shëruar sipas testit të parë, ku kanë dhënë rezultat negativ, por, pritet edhe testi i dytë i tyre në mënyrë që të vërtetohet edhe shërimi i plotë. Ky lajm na bënë jashtëzakonisht të ndihemi mirë, dhe, me shpresë që dalë nga dalë po dalim nga kjo situatë”.

Kështu është shprehur sot, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli për të ofruar edhe një raport në tabelë sipas rasteve me COVID-19 në Komunën e Gjilanit, ku gjithsej kemi 51 raste, nga to 20 të shëruar, 2 të vdekur, 7 në hospitalizim, dhe, 22 në vetë-izolim.

“Besojmë që numri i këtyre rasteve do të vazhdojë drejtë shërimit të plotë, pasi vazhdimisht janë nën mbikëqyrjen e plotë të organeve të mantelbardhëve për tejkalim të kësaj gjendje”, ka thënë nënkryetari ismajli.

EkoHigjiena

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.