Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtimin (KKMSH), ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt. Me këtë rast u bë me dije se në komunën e Vitisë, u bënë 4 ditë që nuk ka më asnjë rast të ri të qytetarëve vitias të prekur me virusin COVID-19.
Deri me tani në komunën e Vitisë, të infektuar me këtë virus janë 49 ndërsa 4 prej tyre janë shëruar.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë këtij takimi potencoi se komuna e Vitisë po vazhdon me masat parandaluese kundër përhapjes së këtij virusi pandemik dhe kërkoj nga qytetarët që të respektojnë udhëzimet e ekspertëve.
Ai tha se edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdohet me pastrimin dhe klorifikimin e hapësirave të ndryshme por edhe të dezinfektimeve të ndryshme.