DYLON

Asfaltohen nëntë rrugë në Livoҫ të Epërm të Gjilanit

Asfaltohen nëntë rrugë në Livoҫ të Epërm të Gjilanit
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit, në kuadër të programit të realizimit të katërshes infrastrukturore, ka asfaltuar nëntë rrugë në fshatin Livoҫ të Epërm.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se kjo është vazhdimësi e punëve për heqjen e lloҫit dhe vadave., në qytet dhe fshatra.

“Kohë më parë janë asfaltuar rrugët te Jabuqtë, derisa tash jemi në Livoҫ të Epërm. Nuk do të mbetet rrugë pa u ndërtuar me të gjitha elementet përcjellëse. Tash jemi duke punuar në finalizimin e rrugës “Skifter Arifi” që është një hapje dhe lehtësim i madh i qarkullimit”, ka thënë Haziri.

EkoHigjiena

Ai ka konfirmuar se do të vazhdojnë realizimin e projekteve në Livoҫ të Poshtëm, Malishevë të Epërme, rrugën Zabel-Uglarë, rrugën “Enver Miftari” në qytet, sikurse që ka thënë se do të inicohen edhe projekte të tjera.

Kosto e ndërtimit të rrugëve në Livoҫ të Epërm është mbi 370 mijë euro.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.