Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka mbajtur sot takimin e rregullt, ku është diskutuar mbi gjendjen e pandemisë në komunën e Vitisë.
Ky takim është kryesuar nga zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu i cili bëri me dije se deri me tani në këtë komunë janë 38 raste aktive të qytetarëve të prekur me COVID-19 ku nga ta 7 janë të hospitalizuar.
Ai kërkoi nga të gjithë partitë politike që mundësisht në këtë kohë të fushatës të ndjekin rekomandimet e IKSHP-së për të parandaluar përhapjen e këtij virusi.
Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili ka folur edhe për angazhimet e zyrtarëve policor në këtë kohë të pandemisë por edhe të fushatës zgjedhore në prag të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ai ka folur edhe për situatën e përgjithshme të sigurisë në këtë komunë duke e cilësuar atë sit ë qetë përpos rastit të fundit me sulmit me thikë të nxënësve.
Kurse Hanife Jonuzi, Drejtoresh e Shëndetësisë në Viti bëri me dije se grumbullimet e shumta në tubimet politike gjatë fushatës mund të ndikojnë në rritjen e numrit të infektuarave prandaj kërkoj kujdes të shtuar.
Basri Aliu, Drejtor I Arsimit në Viti bëri me dije se 2 mësimdhënës janë të prekur nga virusi COVID-19 kurse dy të tjerë janë në vetizolim shkaku I anëtarëve të familjes që janë të prekur me virus.
Ndërkaq rreth sigurimit të pakove ushqimore dhe higjienike për qytetarët në nevojë ka folur Ajet Salllahu, drejtor komunal në Viti./2LONLINE.com/