Nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka thënë se angazhimi do të vazhdojë i plotë, kurse barrën kryesore pos KKMSH-së, po e bartin edhe shëndetësia dhe Policia e Kosovës, bashkë me Inspektoratin komunal.
Gjendja epidemiologjike vlerësohet akoma e vështirë, megjithë se numri i të infektuarve me Covid-19, ka pësuar rënie, javën e fundit. Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në Viti, në takimin e rregullt ka bërë thirrje për vetpërmbajtje dhe kurajo, sepse virusi akoma po rrezikon.
Nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka thënë se angazhimi do të vazhdojë i plotë, kurse barrën kryesore pos KKMSH-së, po e bartin edhe shëndetësia dhe Policia e Kosovës, bashkë me Inspektoratin komunal.
Komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se Policia vazhdon përkushtimin për zbatimin e masave kundër pandemisë. Ai tha se do të koordinohen dhe do të mbështesin personelin arsimor për testin e maturës që do të mbahet nesër.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Basri Aliu, tha se janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë qëllim. Sipas tij, po bëhet dezinfektimi i shkollave ku do të mbahet testi dhe po shpërndahen maska dhe dezinfektues. Gjithashtu është dezinfektuar edhe çerdhja në Viti./2LONLINE.com/