DYLON

Komuna e Vitisë vazhdon me rivitalizimin e objekteve shkollore

Komuna e Vitisë vazhdon me rivitalizimin e objekteve shkollore
Avatar photo Redaksia

“Komuna jonë është duke bërë të gjitha parapërgatitjet që në rast që hapën shkollat të kenë kushte sa më të mira”, ka thënë Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti.

Komuna e Vitisë po vazhdon me rivitalizimin e objekteve shkollore në disa lokalitete të kësaj komune. Me këtë rast Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, ka vizituar nga afër punimet në rivitalizimin e shkollave në Pozheran, Goshicë, Sllatinë, Smirë, Kabash si dhe në fshatin Çifllakë ku janë duke vazhduar punimet në rregullimin e çerdhes publike.

“Në disa lokalitete të komunës sonë po vazhdojnë punimet në rivitalizimin e objekteve shkollore. Këtë po e bëjmë që nxënësit dhe personelit arsimor të kenë kushte sa më të mira për zhvillimin e procesit mësimorë. Komuna jonë është duke bërë të gjitha parapërgatitjet që në rast që hapën shkollat të kenë kushte sa më të mira. Urojë që gjendja e pandemisë të kalojë sa më parë dhe nxënësit tanë të ju kthehen bankave shkollore” u shpreh drejtori Aliu. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.