Seanca e tretë e Kuvendit Komunal të Gjilanit do të mbahet më 22 shkurt, (e enjte), nga ora 10:00. Më 17 shkurt (e shtunë), për nder të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë solemne (ora 14:00).
R E N D P U N E
1. Konstatimi i prezencës së anëtarëve të Kuvendit dhe miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar
2. Dhënia e betimit të anëtarëve të rinj të Kuvendit të Komunës së Gjilanit
3. Raporti i punës i Kryetarit të Komunës për periudhën Janar-Dhjetor 2017
4. Plani i punës për vitin 2018 i Kuvendit të Komunës së Gjilanit
5. Propozim vendimi për caktimin e anëtarëve në Komitete të Kuvendit të Komunës së Gjilanit
6. Propozim vendimi për themelimin e Komisionit vlerësues të ofertave për dhënien në shfrytëzim të pronave të paluajtshme komunale
7. Propozim vendimi për themelimin e Komisionit për vlerësimin e ankesave
8. Propozim vendimi për caktimin e lokacionit për nevoja të ndërtimit të fushave sintetike të futbollit.
9. Propozim vendimi për caktimin e lartësisë së kompozimit për anëtarët e Këshillit të përhershëm komunal për vlerësimin e meritave historike, shoqërore të personaliteteve dhe ngjarjeve nga territori i Komunës së Gjilanit dhe tërësia etnike shqiptare por edhe nga bota.
10. Propozim vendimi për ndarjen e mjeteve financiare për fëmijët me nevoja të veçanta
11. Informatë rreth suksesit të nxënësve në gjysmëvjetorin e parë për vitin shkollorë 2017-2018
12. Informatë rreth manifestimit tradicional “Flaka e Janarit 2018”
13. Të ndryshme.
Seanca mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, më 22.02.2018, ora 10:00.
Kryesuesja e KK, Shpresa Kurteshi-Emini