DYLON

U mbajt mbledhja e dytë e bordit të projektit Zhvillimi i Integruar Territorial (InTerDev 2)

U mbajt mbledhja e dytë e bordit të projektit Zhvillimi i Integruar Territorial (InTerDev 2)
Avatar photo Redaksia

Projekti Zhvillimi i Integruar territorial (InTerDev 2) që financohet nga bashkëpunimi austriak për zhvillim dhe implementohet nga UNDP, ka organizuar sot një takim me kryetar dhe përfaqësues të tjerë të komunave të Kosovës.

Në këtë takim është prezantuar një përmbledhje e arritjeve gjatë vitit 2017 dhe planet për këtë vit, si dhe është bërë një vështrim i shkurtër i rezultateve të thirrjes për grante të FZHL-së gjatë vitit të shkuar dhe përgatitjeve për grante në 2018-në.

Në këtë takim ku prezantoi Alessandra Roccasalovo zëvendës përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Gunther Zimmer-këshilltar dhe drejtues i Zyrës koordinuese për bashkëpunim teknik në Ambasadën e Austrisë në Prishtinë, ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti shoqëruar edhe nga drejtoresha Për Gjeodezi Pronë dhe Kadastër Fatbardha Emini.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.