(2LONLINE) – Më 04. 05. dhe 06.04.2014 në Prishtinë në Pallatin e Rinisë u mbajt Kampionati Botëror i Shotokanit në Karate. Ky kampionat botëror në karate ishte i organizuar nga World Shotokan Karate Union (WSKU) ndërsa organizimin teknik e bëri Federata e Karatesë së Kosovës. Në këtë kampionat morrën pjesë garuesit duke filluar nga mosha 7 vjeçare, pionier, kadet të rinj, kadet, junior, senior si dhe për veteran në disiplinat kata, kumite WKF dhe kumite SHOBU IPPON .
Në këtë këtë kampionat sipas organizatorit WSKU pjesëmarrës ishin rreth 1400 garues nga 36 shtete të botës si dhe nga Kosova. Pjesëmarrës ishin karateist nga Çekia, Turqia, Shqipëria, Polonia, Kirgistani, Gjorgjia, Rumania, Uzbekistani, Anglia, Kroacia, Bosna e Hercegovina, Gjermania, Zvicrra, Maqedonia, etj..
Në këtë kampionat botërior klubi i karatesë Drita morri pjesë me gjithësejt 19 garues ku arriti që ti fitoj 28 medalje ku prej tyre ishin 12 të arta, 8 të argjendta dhe 8 të bronzta.
Arsim Ibrahimi, kryetar i klubit të karatesë “Drita” ka thënë se në këtë kampionat botëror të shotokanit vazhduan sukseset e karateistëve të klubit të karatesë “Drita” të cilët arritën një rezultat jashtëzakonisht të mirë, ku me një rezultat të tillë mund të krenohej edhe cila do kombëtare pjesëmarrëse e cila përfaqësonte shtetin e vet.
Një rezultat i këtillë është arritur falë angazhimit jashtëzakonisht të mirë të karateistëve dhe falë punës të palodhëshme të trajnerëve tanë Blerim Hajdari, Agron Tosuni dhe Selami Haziri për të cilin kampionat botëror kanë patur ushtrime së paku nga dy orë në ditë duke mos kursyer edhe ditët shtune dhe të diele. Gjithashtu nuk duhet harruar edhe kontributin e prindërve pa të cilët nuk do të kishim patur mundësi materiale që të merrnim pjesë në këtë kampionat botëror të shotokanit.
WKF kumite:
Të artë:
Ariana Asllani, nxënëse, 10/11 vjeç, – 38 kg
Vlora Selimi, juniore, 16/17 vjeç, + 59 kg
Albiona Asllani, seniore, 18+ vjeç, – 68 kg
Elhami Shabani, senior, 18+ vjeç, – 75 kg
Të argjendt:
Endrit Beka, nxënës, 10/11 vjeç, – 34 kg
Vesa Ibrahimi, kadete e re, 12/13 vjeç, – 43 kg
Betim Maliqi, nxënës, 12/13 vjeç, – 50 kg
Të bronzt:
Erit Bajrami, nxënës i ri, 8 vjeç,
Vlerë Qerimi, kadete e re, 12/13 vjeç, – 43 kg
Benjamin Shabani, kadet, 14/15 vjeç, – 57 kg
Lorik Arifi, kadet, 14/15 vjeç, – 70 kg
Arianit Syla, junior, 16/17 vjeç, – 68 kg
SHOBU IPPON kumite
Të artë:
Erit Bajrami, nxënës i ri, 8 vjeç
Endrit Beka, nxënës, 10/11 vjeç, – 34 kg
Betim Maliqi, nxënës, 12/13 vjeç, –50 kg
Gresa Nuhiu, kadete, 14/15 vjeç, – 50 kg
Arianit Syla, junior, 16/17 vjeç, – 68 kg
Vlora Selimi, juniore, 16/17 vjeç, – 59kg
Elhami Shabani, senior, 18+ vjeç, – 75 kg
Ekiporja djemt 14/15 vjeç (Benjamin Shabani, Lorik Arifi dhe Shpresim Shabani)
Të argjendt:
Ariana Asllani, nxënëse, 10/11 vjeç, – 38 kg
Vlerë Qerimi, kadete e re, 12/13 vjeç, – 43 kg
Albiona Asllani, seniore, 18+ vjeç, – 68 kg
Agim Muji, senior, 18+ vjeç, – 75 kg
Të bronzt:
Benjamin Shabani, kadet, 14/15 vjeç, –57 kg
Lorik Arifi, kadet, 14/15 vjeç, – 70 kg
Ekiporja djemt 18+ vjeç (Agim Muji, Naim Maloku dhe Valdrin Rashiti)
KATA
Të argjendt
Ekiporja djemt 8 vjeç (Elvin Gërbovci, Erit Bajrami dhe Art Ismajli)