/2L ONLINE/ – Bajram Hasani, anëtar i kryesisë së Nisma për Kosovën, njëherësh kryetar i Degës së këtij subjekti në Gjilan, ka shkruar në profilin e tij se deri më tani jemi dëshmitarë se sa herë që Serbia ka kërkuar diçka, kryeministri Isa Mustafa i ka plotësuar kërkesat e tyre. Kundërshtimi që kjo qeveri i bën Serbisë mbetet vetëm në suaza të deklaratave sepse këta ndryshe flasin e ndryshe veprojnë.
Ja postimi i plotë i Hasanit.
‘Aleksandër Vuçiq sot paska ndërhyrë prapë në punët e brendshme të Kosovës. Por nuk është e çuditshme sepse e ka bërë edhe shumë herë të tjera, sepse Kosova ka një qeveri të dobët.
Kjo qeveri e ka dëshmuar prej fillimit të saj se është e pafuqishme që ta kundërshtojë Beogradin. Deri më tani jemi dëshmitar se sa herë që Serbia ka kërkuar diçka Isa Mustafa i ka plotësuar kërkesat e tyre. Kundërshtimi që kjo qeveri i bën Serbisë mbetet vetëm në suaza të deklaratave sepse këta ndryshe flasin e ndryshe veprojnë. Kështu që kjo nuk është befasi për ne nëse Isa Mustafa i plotëson kërkesat e Vuçiqit për ndryshime edhe mbrenda kabinetit të tij qeveritar. Prej fillimit të funksionimit të saj, Lista Serbe është dirigjuar nga Beogradi dhe ndikimin e vet e ka shtrirë edhe në institucionet e Kosovës. I ka ardhur fundi kësaj qeverie që zbaton urdhëra të Vuçiqit. Neve na duhet një qeveri që vepron e pavarur nga Beogradi dhe në përbërje të saj të ketë ministra serb që janë nga Kosova dhe punojnë vetëm në interesa të qytetarëve të Kosovës dhe nuk zbatojn axhenda të Vuçiqit”. /2L ONLINE/