Pas nënshkrimit të marrëveshjes për linjën hekurudhore dhe autostradën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se kjo marrëveshje është një hap tjetër drejt arritjes së marrëveshjes finale historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB.
Ja postimi i plotë:
Edhe një arritje e rëndësishme në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sot, në Munih, u nënshkrua marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat, e cila do ta lehtësojë lëvizjen e njerëzve dhe mallrave ndërmjet dy shteteve.
Kjo marrëveshje është një hap tjetër drejt arritjes së marrëveshjes finale historike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB.
Faleminderit presidentit Trump për lidershipin dhe ambasadorit Grenell për përkushtimin maksimal për ta çuar këtë proces përpara. HTH