DYLON

Presidenti Hashim Thaçi udhëton sot për në Bruksel

Presidenti Hashim Thaçi udhëton sot për në Bruksel
Avatar photo Redaksia

Presidenti Hashim Thaçi udhëton sot për në Bruksel. Gjatë qëndrimit në Bruksel, presidenti Thaçi do të kërkojë nga Bashkimi Evropian jetësimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi udhëton sot për në Bruksel, ku do të pritet nga përfaqësuesit e lartë të Bashkimit Evropian.

Presidenti Thaçi do të pritet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, me të cilin do të bisedojë për procesin e integrimeve evropiane të Kosovës.

EkoHigjiena

Më pas, presidenti Thaçi do të takohet edhe me Kryetarin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, nga i cili do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes së Parlamentit Evropian për Kosovën.

Ndërsa, të enjten, presidenti Thaçi do zhvillojë një takim edhe me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

Edhe në këtë takim do të bisedohet për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Komisionit Evropian.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, presidenti Thaçi do të kërkojë nga Bashkimi Evropian jetësimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.