Sytë harxhojnë shumë rodopsinë, pigment fotosensitiv që është i nevojshëm për të parë sa më mirë. Vitamina A luan rol të rëndësishëm në prodhimin e rodopsinës.
Njerëzit të cilët duhet ta zvogëlojnë marrjen e yndyrnave dhe kolesterolit mund të hanë ushqim në të cilin ka më shumë beta-karotene.
Ato janë të pranishme në shumicën e perimeve, pastaj në pemët siç janë kumbullat e thata, pjepri, pjeshka dhe mango.
Këshilla për ata që punojnë në kompjuter:
Ruani pjerrësinë e tastierës kur lexoni dhe shkruani.
Për të pasur një qëndrim të mirë, krijoni pjerrësinë në lexim ose shkrim, të ngjashme me bankat e shkollës. Pjerrësia duhet të jetë 20 gradë.
Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët. Të mos ketë reflekse në ekran kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare.