Të rinjtë e Livoçit të Poshtëm i kanë dhënë mbështetje të jashtëzakonshme Lutfi Hazirit, në garën e 17 tetorit, në takimin e formatit të bashkëbisedimit ku mori pjesë edhe kandidati për Asamble, Atdhe Murtezi.
Në emër të të rinjve atje ka folur Shkëlqim Ramadani, i cili ka falënderuar Hazirin që me investimet infrastrukturore e integroi Livoçin me pjesën urbane.
“Mbështetja e të rinjve kudo, e veçanërisht në Livoç të Poshtëm më bën krenar. Ju falëmnderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë në anën tjetër kryetari, Lutfi Haziri.
#LDK160 #LDKGjilan
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/