Zgjedhjet e 14 shkurtit duket se kanë qartësuar për dike edhe rrugëtimin e mëtutjeshëm në politikë, por për dikë tjetër edhe ndarje rrugësh me politkën.
Agim Zuzaku, është njëri prej politikanëve në Gjilan që kishte marr tani së fundi në drejtim, Degën e AAK-së në Gjilan, por që njëkohësisht, për dallim prej të tjerëve, edhe kishte konfirmuar se kishte marr besimin e partisë për të qenë kandidat i AAK-së për kryetar komune, në zgjedhjet lokale, kur ato do të mbaheshin.
Por, tani ai ka konfirmuar për Portalin 2LONLINE.com, se kjo nuk do të ndodhë sepse ai ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet partiake, nga të qenit kryetar dege, anëtar i kryesisë dhe i Këshilli drejtues të AAK-së në qendër.
Rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit, në të cilat AAK-në Gjilani, nuk ka kaluar mirë, për më tepër, konsiderohen rezultate zhgënjyese, duket se e kanë shtyrë, ndër tjerash, që Zuzaku të marr këtë vendim.
Për më tepër, Zuzaku për këtë akt të dorëheqjes e ka njoftuar strukturën e AAK-së në Gjilan të cilës i ka shkruar si më poshtë.
E nderuara strukturë e AAK-së,
Pas çdo procesi zgjedhor, nëse ka rezultate të mira duam ti marrim meritat, por duhet marrë përgjegjësinë edhe për këto rezultate shumë zhgënjyese.
Nuk ka funksionu shtabi, të rinjt janë keqmenaxhu me ose pa qëllime të caktuara. Jam munduar të ruaj unitetin nëpër nëndegë dhe në degë, shumë gjëra jam munduar të mos i shoh e kuptoj për të vetmin qëllim; ndoshta po bëjmë diçka mirë e po arrijmë sukses, por jo.
Kulmi i gjith procesit ishte kur niveli qendror nuk i ka kryer obligimet per vezhgues duke me lënë në pozitë më të pa lakmueshme të jetës time.
Duke u bazuar ne të gjitha këto, unë marrë përgjegjësinë për këtë situatë dhe e shoh të arsyeshme të hap rrugën të tjerëve, që nënkupton se nga sot nuk do të jem kryetar i degës së Aleancës dhe gjithashtu jap dorëheqje nga të gjitha funksionet politike që kisha deri më tani në AAK.
Falënderoj secilin që pati gatishmëri të bashkëpunojë me mua për të mirën e Aleancës.
Ju priftë e mbara dhe suksese!
Me respekt, Agim Zuzaku