2L ONLINE) – Kryetari i Komunës Begzad Sinani, dhe disa zyrtarë komunal inspektuan punimet që po bëhen në gjimnazin e Kamenicës “Ismail Qemali” Pas kërkesës së drejtorit të arsimit për rregullimin e tualeteve në shkollën e gjimnazit dhe pjesa e këndit për parashkollorët në shkollën Fan Noli, nga një shoqatë vullnetare e kishës protestante Irlandeze u shpreh vullneti për ti rregulluar në mënyrë vullnetare.
Kryetari Sinani falënderoi shoqatën dhe vullnetarët për punët që janë duke i kryer në këtë shkollë të komunës dhe që ka qenë momenti i fundit për të intervenuar sepse ka vite që nuk kanë funksionuar si duhet. /2L ONLINE/