Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në vijim të takimit të 337-të, miratoi raportin e Panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit, prej të cilave dy (2) pozita për gjyqtarë nga radhët e komunitetit serb dhe një (1) pozitë për gjyqtarë nga radhët e komunitetit më pak të përfaqësuar.
Anëtarët e KGJK-së, në bazë të raportit të Komisionit për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit, aprovuan përzgjedhjen e gjyqtarëve: Mentor Hajraj, Boban Aleksic, Lendita Berisha, Edije Sezairi, Anita Prenaj-Krasniqi dhe Ivana Milenkovic, në pozitën gjyqtarë në Gjykatën e Apelit. /2LONLINE/