Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në takimin e radhës të 337-të, miratoi raportin e Panelit për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistimin, vlerësimin dhe rekomandimin e kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Supreme.
Anëtarët e KGJK-së në bazë të raportit të Komisionit për Përzgjedhjen e Gjyqtarëve në Gjykatën Supreme, aprovuan përzgjedhjen e gjyqtarëve: Burim Ademi dhe Bashkim Hyseni, në pozitën gjyqtar në Gjykatën Supreme. /2LONLINE/
Mandati i këtyre gjyqtarëve, do të fillojë nga data 1 shkurt 2025. /2LONLINE/