(2L ONLINE) – Në shoqatën ‘Gilan’ në Gjilan ishte në vizitë zv. Komandanti I KFOR-it turk për qeshje civile me seli në Prizren së bashku me bashkëpunëtorët e tij. Takimi u mbajt në hapësirat e shoqatës Gilan ku edhe u fol për aktivitetet e zhvilluara sivjet si dhe u revokuan ngjarjet e viteve të shkuara së bashku me bilancin e deri sotëm.
Nga KFORi turk në takim u cek se aktivitetet të cilat e kanë përcjellë shoqatën GILAN kanë qenë për çdo lëvdatë e sidomos drejtoresha ekzekutive e shoqatës Filiz Sllamniku që ka treguar përkushtim të veçantë në bashkëpunim me KFORin dhe që deklaruan se shoqata së bashku me drejtoreshën ekzekutive do të zënë vend të posaçëm në raportet e tyre për regjionin e Anamoravës si adresë e vetme e cila zhvillon aktivitetet e avansimit të minoriteteve në shoqërinë kosovare e veçanërisht komunitetit turk I cili në Anamoravë është I koncentruar më së shumti në komunën e Gjilanit.
Stafi I shoqatës e mirëpriti vizitën e nivelit kaq të lartë të kontingjentit turk, edhe pse më herët ka qenë në vizitë edhe e vet komandantit I forcave turke brenda KFORit, e që u falënderuan për vlerësimin e shprehur në këtë takim për punën e bërë.
Nga ana e saj Filiz Sllamniku falënderoi për mbështetjen me projekte dhe angazhimin e KFORit turk për një ambient sa më të qetë dhe relaksues ndërmjet komuniteteve në këtë pjesë të Kosovës dhe shprehu gatishmëri që aktivitetet e parapara për vitin 2015 t’i avancojnë dhe t’I intensifikojnë me akterët relevant me qëllim të ngritjes së vlerave të një shoqërie të bashkuar por me diversistet.
Njëherësh I ngritë edhe vlerësimi I institucioneve komunale dhe ekskluzivisht të kryetarin z. Lutfi Haziri për mbështetjen e pa rezervë me të gjitha mundësitë me qëllim që të gjitha aktivitetet të jenë në të mirë të komuniteteve pa dallim e që edhe në realitet po ndodh një gjë e tillë. /2L ONLINE/