Është organizuar sot në oborrin e Sh.f.m.u ‘Dëshmorët e Vitisë”, orë mësimore në kuadër të shkollës verore njëditore me disa nxënës të kësaj shkolle, duke respektuar strikte masat dhe me kujdes të shtuar për shkak të situatës pandemike.
Kjo ngjarje ka ndodhur me iniciativën e pjesëtarëve të KFOR-it amerikan nën udhëheqjen e rreshteres Deanne Wirkus , si vazhdimësi e ligjëratave online dhe me dëshirën për t’i takuar nxënësit.
Fëmijët patën shumë aktivitete në kuafër të këtij takimi, si dhe u pajisën me njohuri shtesë për shumë tema, ndërkohë që u shpërndanë edhe ca dhurata modeste. /2LONLINE.com/