Ushtarët Amerikanë dhe Grekë të KFOR-it dhuruan instrumente dhe pajisje mjekësore duke përfshirë një sterilizues, një elektrokardiogram, sisteme të monitorimit të glukozës dhe mjete të tjera diagnostikuese në qendrën lokale shëndetësore në Zervnicë, në veri të Kosovës.
Donacioni është pjesë e ndihmës së dhënë paanshëm nga dega e Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak të operacionit të udhëhequr nga NATO për institucionet lokale dhe komunitetet, për të përmirësuar mirëqenien e të gjithë qytetarëve.
Doktoresha Mirjana Blagojević – zëvendës-drejtoreshë e Spitalit Rajonal të Mitrovicës – falënderoi pjestarët e Komandës Rajonale Lindje të udhëhequr nga SH.B.A. dhe të Ekipit Grek të Ndërlidhjes dhe Monitorimit për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar nga KFOR-i për institucionet shëndetësore lokale, veçanërisht gjatë COVID 19.
Që nga shpërthimi i pandemisë në Kosovë, KFOR-i ka kryer rregullisht detyrat e tij të sigurisë duke kontribuar në reagimin vendor ndaj COVID-19 përmes furnizimit të pajisjeve të mbrojtjes personale dhe dezinfektimit të objekteve publike.