KF “Tërnoci” ka shënuar fitoren e radhës ndaj KF ”Lugina” në Preshevë me rezultatet 4:1 dhe kështu është shpallur kampion në Ligën e Pçinjës që tubon ekipet e futbollit të ligës lokale, shkruan Titulli.com.
“Me fitoren e sotit KF Tërnoci kalon në ligën Zonale dhe kështu shkruan historinë për herë të parë”, thuhet në njoftimin e e publikuar të KF”Tërnoci” në Facebook.
Gjithashtu thuhet në njoftim se kjo është një përpjekje e shumë gjeneratave dhe brezave ndërsa ajo tandi do të garojë në ligën rajonale “Jug”.
“Është një rrugëtim i gjatë. Ky kalim historik në ligën zonale u dedikohet të gjithë atyre që kanë kontribuar që KF Tërnoci të arrijë këtu e në veçanti tërrnocasve dhe tifozërisë së saj AGALLARVE”, thuhet mes tjerash në njoftimin e publikuar.
Në tabelën e ligës së Pçinjës KF “Tërnoci” është renditur e para me 54 pikë dhe u pasuar nga KF “Lugina” me 42 pikë tabelare.
BURIMI: Titulli.com