DYLON

PK: Jemi në krye të detyrës

PK: Jemi në krye të detyrës
Avatar photo Redaksia

“Përmes implementimit të planeve policore dhe zbatimit të masave anti COVID-19, Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë publike si dhe parandalimin e përhapjes së pandemisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës (PK).

Më tej thuhet se, duke pasur synim dhe qëllim primar ngritjen e mëtejme të sigurisë së përgjithshme, parandalimin e krimit dhe zbatimin e masave anti COVID-19, policia po vazhdon me patrullime gjatë 24 orëve.

EkoHigjiena

Përndryshe, referuar instituti kombëtar të shëndetësisë publike të kosovës, në 24 orët e fundit në vendin tonë nuk ka pas asnjë rast të vdekjes nga Covid19, ndërsa 31 raste kanë qenë pozitive derisa kemi 95 të shëruar.

Numri total i rasteve pozitive është 107.244 raste nga 591.824 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.239 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 95 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.374 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.631. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.