Kf.Prishtina ka ndarë rrugët me trajnerin nga Shqipëria, Mirel Josa. Këtë e kanë konfirmuar nga kryesia e Prishtinës.
“Mirel Josa nuk është më trajner i Prishtinës. Jemi nda me marrëveshje të dyanshme. Pra, jemi nda në mënyrë paqësore me trajnerin nga Shqipëria të cilin e falënderojmë për punën profesionale që ka bërë. Sigurisht rezultatet jo të mira, janë ato që na kanë sjell deri këtu. Ndonjëherë kur nuk shkon, më mirë është të ndërpritet bashkëpunimi”, ka deklaruar Afrim Muçiqi nga kryesia e klubit.
Josa në dy sezonet te Prishtina ishte afër titullit, por atë nuk arriti ta bënte duke dështuar dy herë në xhirot e fundit.
Trajneri nga Shqipëria ishte kritikuar ashpër edhe nga tifogrupi i Prishtinës, “Plisat”. Madje në xhiron e fundit, ndaj Feronikelit, në Drenas, “Plisat” publikuan një transparent “Nëse nuk ke zemër ik prej Prishtinës”.