Futbollisti kosovar, Egzon Krasniqi nga sot edhe zyrtarisht është pjesë e KF Llapit.
Sipas futbollistit oferta e Llapit nuk mund të refuzohet, shkruan faqja e këtij klubi.
Gjatë dy edicioneve paraprake, ai ishte ndër futbollistët kryesor të ekipit të Flamurtarit, ndërsa tashmë në Llap, veç se është njoftuar me projektin dhe do jetë ndihmesë e madhe e klubit bardhekaltër në edicionin pranveror.
“Mesfushori i krahut të djathtë dhe që mund të luaj edhe në krahun e majtë, këmbëshpejtë, pasi shkëputi kontratën me ekipin e tij, Flamurtarin, kishte oferta tjera, por vendosi për Llapin”, thuhet ne njoftim.