Kf. Kika nga Hogoshti, e cila edicionin e ri të garave do të jetë pjesë e Ligës së Dytë ka pësuar humbje në miqësoren e fundit për këtë fazë përgatitore.
KIKA ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Dinamos me rezultat 3-2.
Goli i parë u shënua autogol pas krosimit të Augent Latifajt. Ndërsa, Golin e dytë e shënoi Augent Latifaj pas asistimit të Lirian Feratit.
Kjo ishte miqësorja e fundit para fillimit të kampionatit, i cili fillon më 31 Gusht dhe 1 shtator.
Javën e parë, Kf.Kika takohet me Kf.Dardana që zhvillohet në Qyshk.