Raporti 24 orësh i PK-së: Një aksident fatal, 1 mijë e 500 gjoba

Raporti 24 orësh i PK-së: Një aksident fatal, 1 mijë e 500 gjoba

Policia e Kosovës (PK), ka njoftuar se përgjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë ka ndodhur një aksident fatal. Po ashtu janë regjistruar në statistikat policore edhe 13 aksidente trafiku me lëndime, ndërsa 37 aksidente të tjera me dëme materiale, por pa të lënduar.

Po ashtu, sipas policisë, janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 500 tiketa gjobitëse për drejtues automjetesh, për shkelje të rregullave në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe kohore, nga policia janë arrestuar 36 persona, ku në mbajtje janë 28 prej tyre.

 

KOMENTE