Në ndeshjen e fundit të sezonit vjeshtor në Ligën e Dytë të futbollit kosovar, KF Kika nga Hogoshti ka triumfuar si mysafire e KF Galaksisë, duke fituar ndeshjen me rezultat 2:3, transmeton 2LONLINE.com.
Golat për Kikën i shënoi futbollisti premtues, Auegent Latifaj, i cili realizoi hetrik në ndeshjen e fundit sezonale.
Me këtë fitore, Kika mbyll sezonën me 35 pikë, po aq sa ka edhe A & N, që gjendet në pozitën e parë.
Me këtë javë, Liga e Dytë e mbyll sezonin vjeshtor për këtë edicion.