Kf. Gjilani udhëton drejt Zvicrës për të zhvilluar ndeshjen kontrolluese. Ndeshja miqësore zhvillohet me klubin e njohur, FC Schaffhausen. Trajneri, Gentijan Mezani e ka publikuar listën e lojtarëve që do të udhëtojnë për në Zvicër.
Klubi ka njoftuar se Ylli Shametit vazhdon të vuaj nga një dëmtim muskulor. Kurse, Me ekipin kthehet Muhamed Useini, që ka munguar në ndeshjen e fundit.
Ndeshja ndaj ekipit nga Liga e Dytë zvicerane, FC Schaffhausen, do të zhvillohet të dielën nga ora 16:00.