Kf. Gjilani ka arritur marrëveshje me tre futbollistë afrikanë në minutat e fundit të afatit kalimtar.
Gjilanasit tashmë kanë dërguar kërkesë në Federatën e Futbollit të Kosovës për regjistrimin e futbollistëve të huaj.
Fjala është për Sangare Abdoulaye, Toure Souleymane Sassio dhe Djofolo Dorgeles Culibaly.
“Kuqebardhët” janë në pritje të FFK-së për miratimin apo refuzimin e kësaj kërkese, ndonëse kjo tashmë mund të quhet punë e kryer.
Futbollistët e huaj priten të zbarkojnë në Gjilan gjatë ditëve në vijim.