Kf.Gjilani sot ka mbajtur seancën e fundit stërvitore, në përgatitjet parasezonale që kuq e bardhët i kanë mbajtur në Durrës.
Seanca stërvitore e ditës së sotme është mbajtur në plazh, ku futbollistët patën stërvitje nga ana fizike, kondicionale dhe lojë të lirë me top.
“Gjendja e futbollistëve të skuadrës së Gjilanit është në nivelin e duhur si nga ana fizike dhe nga ana shëndetsore, ku gjatë kësaj peruidhe kohore ata punuan me ritëm shumë të lartë, kësisoj duke arritur nivelin e kërkuar nga shtabi teknik i skuadrës”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Skuadra e Gjilanit mbylli fazën përgaditore në Durrës ku menjëher pas kthimit nga Shqipëria, kuq e bardhët do të vijojnë stërvitjet në qytetin e Gjilanit, para fillimit të sezonit pranveror të kampionatit