Klubi i Ferizajt ka vendosur që trajneri i deri tanishëm, Bekim Isufi të vazhdojë të jetë në krye të kësaj skuadre edhe për 6 muaj të tjerë.
Këtë e konfirmoi vetë klubi përmes një postimi në të cilin tregojnë se kanë nënshkruar me Isufin për vazhdimin e kontratës.
Ky është postimi i plotë:
Nesër skuadra jonë fillon stërvitjet me trajnerin Bekim.
Skuadra jonë nesër do të fillojë stërvitjet para fillimit të kampionatit, me trajner Bekim Isufin.
Atmosfera brenda klubit eshte e mirë, kryetari Mustafë Grainca dhe donatorët e fuqishëm në qytetin tonë kanë premtuar mbështetje të madhe për klubin tonë, që të vazhdojmë fuqishëm drejtë synimit që kemi.