Gjermania, kampione e botës në muzikën klasike

Gjermania, kampione e botës në muzikën klasike

Rreth 130 orkestra profesionale të financuara nga fondet publike, mbi 80 ansamble të përhershme operistike dhe subvencione miliardëshe. Ky peizazh unik muzikor e bën Gjermaninë kombin kryesues në muzikën klasike.

Klasikët e mëdhenj si Goethe, Schiller, Kant dhe Schopenhauer kanë kontribuar që Gjermania të njihet në të gjithë botën si vendi i “poetëve dhe mendimtarëve”. Kompozitorë si Bach, Haydn, Beethoven dhe Brahms i dhanë atdheut të tyre reputacionin e një vendi të gjenive muzikorë. Ludwig van Beethoven njihet si kompozitori më i famshëm klasik në botë.

Për ditëlindjen e tij të 250-të në vitin 2020, veprat e tij do t’i interpretojnë orkestra në të gjithë botën, e veçanërisht në Gjermani.

Sipas informacioneve të Shoqatës Gjermane të Orkestrave (në vitin 2018), në mbarë vendin kishte 129 orkestra të financuara nga fonde publike, që me afro 10 000 anëtarët e tyre janë të shpërndara në të gjithë republikën.

Orkestrat si Berliner Philharmoniker, Sächsische Staatskapelle Dresden, apo Gewandhausorchester Leipzig janë ndër më të mirat në botë. Por këtu nuk janë renditur orkestrat e famshme me muzikë dhome dhe ansamblet e posaçme për muzikë të vjetër dhe të re, si Kammerphilharmonie Bremen, Concerto Köln dhe Ensemble Modern.

Dhe as ansamblet e të rinjve si Orkestra Federale e të Rinjve, Orkestra Shtetërore e të Rinjve apo Filarmonia Rinore Gjermane.

KOMENTE