Një ditë para ndeshjes së parë kampionale, Kf.Drita ka prezantuar edhe zyrtarisht fanellat e klubit për edicionin 2019/20 në Superligë.
Drita është gjithmonë në identitetin e saj, ngjyrat besnike të klubit kaltër e bardhë dominuese, ndërsa një nga fanellat do të jetë edhe e zeza.
Përmes videos promovuese, yjet e skuadrës kapiteni, Ardian Limani, portiere Faton Maloku, futbollistët Betim Haxhimusa, Xhevdet Shabani dhe Fidan Gërbeshi kanë paraqitur fanellat e reja të gjilanasve.